Skip to content

Përplasja me armë në Elbasan, Artan Hoxha zbardh detaje: Vis korçari nuk duhet ta shohë dritën e diellit, në 6 muaj ka kryer 4…

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ashpër ku ka folur për përplasjen me armë të ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku u përfshi Elvis Çaushllari, i njohur me nofkën ‘Vis korçari’, dhe Migert Qosja.

Hoxha ka thënë në Abc News se sipas të dhënave që ai kishte, në 6 muajt e fundit “Vis korçari” është përfshirë në 4 ngjarje kriminale. Sipas gazetarit, Elvis Çaushllari nuk duhet ta shohë dritën e diellit. “Në harkun kohor të 6 muajve, unë kam katër ngjarje ku është përfshirë ky person, në mes të qytetit. Si është e mundur?! Ai nuk duhet ta shohë dritën e diellit”, tha Hoxha.

Kujtojmë se, dy ditë më parë Çaushllari ka pasur fillimisht një konflikt verbal me Migert Qosen, e më pas ky debat ka kaluar në përplasje fizike derisa dy palët kanë nxjerr armët. I plagosur si pasojë e të shtënave mbeti Elvis Çaushllari, i cili la mjetin tip Mazda në mes të rrugës dhe u nis për mjekim drejt Tiranës me një mjet tjetër.

Ai u arrestua nga Policia në Spitalin e Traumës në Tiranë kur shkoi për mjekim. Ndërkohë, dje është zbardhur një pjesë nga dëshmia e tij. Ai ka thënë se nuk i njihte personat që e qëlluan dhe dje i kishte parë ata për herë të parë. Madje, para hetuesve ai ka mohuar të ketë konflikte.

/faxweb