Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij është liruar nga burgu.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Gjykata e Lezhës, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Por me vendimin duket se nuk është pajtuar prokurori Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankimim në Gjykaten e Apelit në Shkodër. Organi i akuzës ka mbyllur hetimet në lidhje me përplasjen me armë zjarri në Kallmet dhe dosja pritet të dërgohet për gjykim. Nga veprimet hetimore të kryera prokuroria ka dalë në konkluzionin se ish-kreu i Njësisë Administrative ka qëlluar në kushtet e vetmbrojtjes, duke ndryshuar dhe akuzen ndaj tij “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”.
Ndërsa Altin Marku do të përballet me akuzat “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjetën të plagosur në një banesë me fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin shtetasin Altin Marku.