Evi Kokalari dhe Grida Duma kanë pasur disa replika në distancë lidhur me zhvillimet në PD.

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikanë i është përgjigjur nënkryetares së PD nga Vizion Plus ku thotë se ajo dhe kryedemokrati Basha nuk mund të jenë kurrsesi e ardhmja e PD.

“Grida Duma nuk është e ardhmja, Lul Basha nuk është e ardhmja. nëse Berisha është e shkuara.Por Berisha është I vetmi person që mund të shërbeje si ura për të kaluar nga tmerri I 12 viteve në opozitë të Bashës, Gridës dhe grupit që kanë mbetur në PD, dhe ta sjelli në PD. Sepse vetë Duma ka thënë që është e qëndrës së majte. Berisha është I vetmi I qëndrës së djathtë”, thotë Kokalari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re