Një ditë pas takimit me homologun e tij grek Mitsotakis, Kryeministri Edi Rama ka nxituar për të ngritur një grup pune për administrimin e detit dhe ujerave territorial.

Edhe pse në media u nxitua të thuhej se ky është grupi i punës për ndarjen e kufirit me Greqinë, rezulton se vendimi i qeverisë është krejt ndryshe.

Në komisionin që do të përbëhet nga shtatë zëvendësministra dhe që do të kryesohet nga ai i jashtëm do të diskutohen problematikat që lindin mes shteteve dhe do të hartohen raporte për zgjidhjen e tyre. Ky komision është krijuar fillimisht në vitin 2012, dhe raporton te kryeministri një herë në muaj

Detyra e tyre do të jetë edhe administrimi i marrëdhënieve me shtetet kufitare për këto ujëra, duke u bazuar në legjislacionin shqiptar, në marrëveshjet ndërkombëtare, konventat dhe protokollet e nënshkruara nga Republika e Shqipërisë.

Sa i përket marrëdhënieve me Greqinë, mësohet se grupi teknik i punës është ende në fuqi edhe pse negociatat kanë mbetur në mes. Për plotfuqishmërinë e marrëveshjes presidenti ka vendosur tashmë të presë konstituimin e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas të vijohet me procedurat e tjera./ Ora

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re