Skip to content

Përplasja me Policinë tek FRD, Meta tregon si u çmend: Më kapi ajo dallga, po shyqyr ishte Panariti që më qetësoi dhe jo Tedi Blushi

Presidenti Ilir Meta ka treguar çfarë ndodhi brenda selisë së “Frymës së Re Demokratike”, ku edhe u përplas me Policinë Bashkiake. Në fjalën e tij, i ftuar në televizonin e familjes Berisha “Zeni.Tv”, Meta tha se kishte shkuar për të marrë vesh çfarë kishte ndodhur por ishte provokuar nga një i veshur civil.

Nuk ka pse të ishte inskenim politik. Nuk provokuam asnjë incident. Mua më shoqëronte Panariti, ishte rastësi se kishim lënë një takim me specialiste bujqësie në malin e Dajtit.

Ishim rreth shoqëror e miqësor. Kam parë titrat, zoti Shehu me kishte marrë disa herë. Mora zëdhënësin tim dhe i thashë mos hajde, po merru pak të bëjmë një reagim. Kur kam qenë në bulevard. 

Më mori zoti Shehu, i thashë ‘ore ça po ndodh’. Po mirë i thashë po vij, isha me një makinë të thjeshtë fare.

 I thashë ngjitemi lart se nuk do sqaroheshim në rrugë. Kishte përpjekje për të më penguar mua dhe kur hipim lart në ato momente një person civil, i skeduar godet drejtuesin e FRD të Tiranës dhe përplaset me personat që më shoqëronin mua, me fjalor ordiner. 

Aty e kuptova që nuk mund të duroja më se mu kujtuan banorët e Astirit, ata të Bregut të Lumit. Më kapi dhe mua ajo dallga, po shyqyr ishte Panariti që më qetësoi, dhe jo Tedi Blushi,”– tha Meta.