Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar pas përplasjes mes Bardhit e Nokës me Açkës, në Komisionin e Medias.

Nikolla i ka dalë në krah të kryetares së Komisionit, ndërsa thekson se sipas saj, dy deputetët ushtruan dhunë ndaj një gruaje.

Kryeparlamentarja thekson se ky sulm i paprecedentë ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.

“Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media’, shkruan ajo.

Reagimi i Nikollës

Dënoj ashpërsisht ngjarjen shumë të rëndë që ndodhi sot në Komisionin e Medias të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jo vetëm penguan me dhunë zhvillimin e mbledhjes së Komisionit, por fyen rëndë Kryetaren e Komisionit, deputeten e nderuar Flutura Açka.

Ky sulm i paprecendent ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.

Në një kohë kur Kuvendi është duke punuar për ashpërsimin e  legjislacionit kundër dhunës ndaj grave, në  mjediset e tij, në një sallë mbledhjesh ku duhet të zhvillohet debat për ligjet dhe prej nga duhet të rrezatohet edukatë dhe qytetari, në sy të kolegëve, medias dhe gjithë qytetarëve, dy deputetë ushtrojnë dhunë ndaj një kolegeje të tyre, deputete dhe Kryetare Komisioni. Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media.

LEXO EDHE:  “Jo me dorë, mos prek”/ Përplasje mes demokrateve në Komisionin e Edukimit! Gazment Bardhi i drejtohet Flutura Açkës: Mbylle mikrofonin

Kujtojmë se gjatë mbledhjes së sotme të komisionit, deputetët  opozitës nuk lejuan mbajtjen e tij, ndërsa deputeti Gazment Bardhi dhe Falamur Noka, u përplasën më tone të ashpra me Kryetaren e Komisionit, deputeten Flutura Açka, të cilës i kërkuan që të ndërpresë punën e komisionit, ndërsa kishin ndezur edhe zhurmuese për të penguar punën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re