Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas sherrit mes ish-deputetit Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca ditën e djeshme në Elbasan.

Berisha thotë se video e shpërndarë në media dëshmon se si i vërsulet Luca ish-deputetit. Ai shpreh solidaritetin me Boçin në lidhje me atë që ai e quan mbrojtje dinjitoze dhe burrërore ndaj agresorit.

“Video qe deshmon se si i versulet dhe sulmon narkobanditi i Edvinit Luca si qen i terbuar ish deputetin Luçiano Boçi!

Duke shprehur solidaritetin tim me te plote kandidatit per deputet Boçi per mbrojtjen dinjitoze dhe burrerore ndaj agresorit, eshte rasti ti themi ketij mercenari se pas 25 prillit padroni yt ja mbath per Beograd, kurse ti do ndeshkohesh per vepren e rende penale te krimit te rende elektoral! Sb”, shkruan Berisha.

Më herët Berisha ndau një tjetër mesazh në mbrojtje të Luçiano Boçit duke dënuar sulmin e biznesmenit Gjergj Luca.

“Ja si sulmon narkobanditi I Edvinit, Luca kandidatin per deputet Luçiano Boçi.

Duke denuar edhe nje here aktin e tij te shemtuar dhe shprehur solidaritetin tim te plote kandidatit Luçiano Boçi per qendrimin e tij burreror dhe te pjekur i them mercenarit Luca se pas dates 25 prill kudo qe te fshihesh brenda apo jashte vendit do te arrestohesh dhe ndeshkohesh rende per krimin e shemtuar elektoral qe ke kryer ne Labinot me dt 18 mars 2021. Sb”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re