Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar përplasjet e fundit mes kreut të PD, Lulzim Bashës dhe presidentit Ilir Meta.

Gjiknuri përplasjet e Metës me Bashën i quan si përcaktimin e të ardhmes së tij politike.

“Nuk e kam ndjekur çfarë ka thënë presidenti, por nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti është një aktor i deklaruar politik, po përcakton të ardhmen e tij të re politikë në dinamikën që po zhvillohet brenda opozitës,” u shpreh Gjiknuri.

Ndërsa u pyet nga gazetarët lidhur me risitë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri tha se pret që ajo të futet në binarë dhe shinat e eksperiencës së kaluar.

”Komisioni i Reformës Zgjedhore ende nuk ka filluar punë, ne presim që të vijë në binarët dhe në shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore”, deklaroi Gjiknuri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re