Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për përplasjen e militantëve të PS dhe PD në Elbasan në 14 mars.

Ai akuzoi Bashën si një lider pa karakter që mblodhi në Elbasan një grup legenash, ndërsa shtoi se Sali Berisha as në ditët më të këqija nuk e ka bërë atë që bëri Basha atë ditë.

Shkaku ishte një udhëheqës pa karakter si Lulzim Basha.

Edhe Sali Berisha që është një karakter i mbrapsht, sërish është një lider me karakter.

As në ditët e tij më të mira apo më të këqija, nuk ka vajtur ndonjëherë me turma dhe flamuj të PD, as me njerëz që të mblidhen dhe të bëjnë “shoë” provokativ për qytetin.

Ky e bën këtë dhe këtu fillon problem. Nuk kam parë që lideri të mbledhë aty një grup legenash”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re