Bulevardi dhe disa rrugë të tjera në kryeqytet janë zbardhur nga gazi lotsjellës. Një autobot ka hyrë në ish-Bllok, duke ndjekur protestuesit për t’i shpërndarë. Grupet e protestuesve janë spostuar në zonë e ish-Bllokut.

Policia ka shpërndarë turmat duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Ndërkohë që forcat e policisë kanë nisur shoqërimin e disa të rinjve.

Një rast ishte ndalimi i këtij të mituri, i cili ishte i ndaluar nga policia, por pas ndërhyrjes së protestuesve të tjerë, i riu është liruar nga bashkëmoshatarët e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re