Ilirjan Celibashi: Procesi deri para situatës që ndodhi ka shkuar shumë mirë. Ka patur një bashkëpunim mes anëtarëve të kësaj KZAZ-je dhe numëruesve.

Për ta risjellë këtë situatë në kuadër të transparencës, kemi vendosur të shfuqizojmë të gjithëa akreditimet për vëzhguesit. Çdo autorizim i dhën për vëzhgues në këtë KZAZ nuk është më i vlefshëm dhe do të jepen autorizime të reja për vëzhgues të rinj.

Në këtë sallë nga ky moment do të jenë 13 vëzhgues të subjekteve zgjedhore, do të jen 7 vëzhgues të organizatave, deputetët dhe personeli i mediave.

Kemi autorizuar një pushim prej 4 orësh për KZAZ-në dhe anëtarët e grupeve të numërimit për shkak të lodhjes dhe të stresit.

I takon organeve kompetente për të identifikuar se kujt i përkasin personat e shoqëruar.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re