Policia ka zbardhur dinamika e konfliktit të mbrëmjes së të mërkurës (16 Prill) ku u përfshinë 9 persona brenda një lokali në rrugën “Sami Frashëri”.

Blutë informojnë se gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë, por nuk ka pasur të lënduar.

Sipas policisë, 51-vjeçar Adrian Shabanaj ka qëlluar me qytën e pistoletës një 40-vjeçar gjatë sherrit, i cili raportohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

51-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa u arrestuan 8 personat e tjerë, përfshirë edhe 40-vjeçarin që u dëmtua lehtë.

Në vendgjarje  gjet arma e zjarrit dhe u sekuestrua bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:

-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi Adrian Shabanaj, 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin Kasem Stani(Pasha), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë.

Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas.

Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;

-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: Kasem Stani(Pasha), 40 vjeç, Elton Ajredinaj, 43 vjeç, Emiljan Ruko, 39 vjeç, Bjorni Tahiraj, 24 vjeç, Eriald Tahiraj, 35 vjeç, Denikiajder Tahiraj, 30 vjeç, Eduart Sulaj, 47 vjeç dhe Kastriot Stani, 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Zbardhet dinamika e konfliktit të mbrëmshëm, ndërmjet disa shtetasve, në rrugën “Sami Frashëri”.

Policia identifikoi shtetasin që goditi me qytën e një arme zjarri, një 40-vjeçar, gjatë një konflikti në një lokal, për motive të dobëta, dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.

Nga hetimet dyshohet se 51-vjeçari qëlloi një herë, me armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk pati shtetas të dëmtuar.

Në pranga 8 shtetasit e përfshirë në konflikt, mes tyre, 40-vjeçari që u dëmtua lehtë.

Gjendet në vendgjarje arma e zjarrit pistoletë, dhe sekuestrohet bashkë me celularët e të arrestuarve dhe me prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Menjëherë pas njoftimit, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në rrugën “Sami Frashëri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe:
-u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një arme zjarri, shtetasin K. S.(P.), 40 vjeç, i cili u dëmtua lehtë. Gjithashtu, rezultoi se 51-vjeçari qëlloi një herë, me këtë armë zjarri, në vendngjarje, por nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas. Vijon intensivisht puna për kapjen e këtij shtetasi;
-u identifikuan dhe u arrestuan 8 shtetasit e përfshirë në konflikt: K. S. (P.), 40 vjeç, E. A., 43 vjeç, E. R., 39 vjeç, B. T., 24 vjeç, E. T., 35 vjeç, D. T., 30 vjeç, E. S., 47 vjeç dhe K. S., 53 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko