Në një komunikim me gazetarët, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ka folur dhe lidhur me ngërçin e krijuar nga ana e institucioneve për zgjedhjen e kreut të KLSH-së.

Sipas Ballës për momentin mazhoranca nuk do të komentojë emrin e fundit të porpozuar nga Meta, dhe do të ndiqen të gjithë procedurat parlamentare për analizimin e tij. Meta tha pak ditë më parë se ka pasur presione mbi kreun e KLSH-së Bujar Leskaj, mandati i të cilit ka përfunduar prej disa muajsh tashmë.

“Prej shumë vitesh në Kuvendin e Shqipërisë, ajo që është më e rëndësishme procedurat për kreun e KLSH duhet të jenë shumë korrekte. Komisionin për Ekonominë dhe Financat bën shqyrtimin, ndërsa njësitë në Kuvend përgatisin aspektin procedurat të kandidaturën. Duhen procedura të rregullta dhe të gjejmë një procedurë të rregullt një fund që të gjejmë një zgjidhje.

Unë duhet të jem i fundit që duhet të flas me emrin, për sa kohë më intereson procedura parlamentare. Nuk e gjej dot arsyen pse ka c’fazuar propozimet.  Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtën të miratojë ose të refuzojë. Presidenti ka detyrim që të konsultohet. Më vjen keq për deklaratat e presidentit. Ajo që është e rëndësishme është procedura parlamentare”, u shpreh Balla.

Ndërkohë që kandidatura e fundit që ka propozuar Meta, dhe që do të shqyrtohet nga ana e mazhorancës është ajo e Arben Shehut, i cili sipas presidentit është një njohës i mirë i legjislacionit, për të qenë në krye të KLSH-së. (lexo edhe ketu) 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re