Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka thirrur këtë të hënë në mbledhje demokratët, një ditë para se të mblidhet Këshilli Kombëtar që do të votojë për caktimin e datës 29 për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Mësohet se të pranishëm në mbledhje kanë qenë 12 deputetë të cilët kanë qenë,
- Gazment Bardhi
- Xhelal Mziu
- Dashnor Sula
- Bledion Nallbati
- Andia Ulliri
- Qani Xhafa
- Dhurata Çupi
- Ramadan Lika
- Saimir Korreshi
- Helidon Bushati
- Zheni Gjergji
- Lefter Gështenja.
Kujtojmë se ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli Kombëtar në orën 12, ku pritet të jenë prezentë anëtarët, kjo pas thirrjes nga kryesia e PD.