Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho e ka cilësuar përplasjen mes Kuvendit dhe Presidentit për çështjen e Kushtetueses si një degradim dhe rënie të shtetit.

 

Në një postim në Facebook, Xhixho akuzon mazhorancën se goditi dhe shkatërroj përfundimisht reformën në drejtësi dhe se ka rrënuar autoritetin e institucionit më të rëndësishëm të vendit.

 

“Degradimi dhe rënia shtetit të së drejtës u noterizua sot. Dhe kur kjo bëhet nga juristë që pretendojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kjo është më shumë se çmenduri. Kjo maxhorancë goditi dhe shkatërroj përfundimisht reformën në drejtësi dhe rrënoj autoritetin, besimin e institucionit më të rëndësishëm të vendit që mbron kushtetutën dhe të drejtat e njeriut siç është Gjykata Kushtetuese. Kushtetuta e Shqiperisë parashikon këtë proçedurë të marrjes së detyrës dhe komentet e çdo proçedurë tjetër është thjeshtë antikushtetuese dhe rrëshkitje drejt diktaturës së një individi kundër çdo vlere demokratike. Neni 129: Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës. Rezfuzimi i ketij modeli diktatorial antikombëtar është detyrë e çdo qytetari të lirë që beson ende te një shqipëri europiane.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re