Rusia i ka kërkuar SHBA-së të shmangë veprimet ushtarake në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik në Siri. Lajmi njoftohet sot nga BBC.

“Unë do t’ju kërkoja edhe njëherë me ngulm që të përmbaheni nga planet që jeni duke bërë,” tha të martën i dërguari i Moskës në OKB, Vasily Nebenzia.

Ai paralajmëroi Uashingtonin që do të mbajë përgjegjësi për çdo aventurë të paligjshme ushtarake që kryen,.

Por liderët perëndimorë thanë se ata kënë rënë dakord të punojnë sëbashku për të goditur përgjegjësit për sulmin në Douma.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se çdo goditje do të synonte objektet e lëndëve kimike të qeverisë siriane.

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka premtuar një përgjigjse të fuqishme dhe ai me Sekretarin e tij të Mbrojtjes James Marris kanë anulluar të gjitha udhëtimet këtë javë.s.n.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re