Një situatë e nderë politike është krijuar në komisionion e medias, aty ku do diskutohej sërish ëështja e godinës së Teatrit Kombëtar. Kryetarja demokrate Albana Vokshi, nuk ka pranuar që të jetë present aty kryebashkiaku Erion Veliaj, me pretendimin se nuk ishte i ftuar.

Duke kërkuar nxjerrjen jashtë të tij, kanë qenë më pas dy kolegë të saj, Flamur Noka dhe Ervin Salianji, të cilët i janë hakërryer fizikisht Veliajt, gjersa është dashur ndërhyrja e gardistëve për të shkmangur përplasjen.

Çështja e fortdebatueshme mbi fatin e godinës së TK-së, ka marrë edhe nuance politike, nga fakti se opozita është investuar fuqishëm për ta përqafuar si kauzë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re