Fryma e Re Demokratike, e drejtuar nga Sali Shehu, i është drejtuar sot me një letër zyrtare kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, dhe ambasadave të SHBA, BE dhe OSBE në Tiranë, lidhur me përplasjen e ndodhur pak ditë më parë në zyrat e kësaj partie, pasi Policia Bashkiake shkoi për të liruar zyrat.

FRD shkruan në letër se nuk është dakord me të gjitha veprimet e kryera nga policia, ndërsa sqaron se “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re