Parlamenti shqiptar miratoi të premten në një seancë plenare të jashtëzakonshme, një projektrezolutë ndaj presidentit Ilir Meta, të cilin maxhoranca e akuzon se me disa dekrete të tij ka krijuar ngërç në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana e tij, Meta është shprehur se mbi të gjitha qëndron Kushtetuta dhe se do të veprojë vetëm në bazë të ligjeve të Kushtetutës së Shqipërisë.

Për këtë “përplasje” ka reaguar ish-deputeti i LSI, Luan Rama. Ai thekson se shteti drejtohet nga Kushtetuta e jo nga rezolutat.

Postimi i Luan Ramës:

Shteti drejtohet me kushtetutë,

O budallej!

Jo me rezolutë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko