Përplasje të dhunshme janë shënuar pranë ambasadës amerikane në Liban, në protestën e fundit kundër vendimit të Presidentit Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, shkruan .
Forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe ujë për të detyruar protestuesit që valëvisnin flamujt pranë ambasadës në veri të kryeqytetit Bejrut, që të tërhiqeshin.
Gjatë natës Liga Arabe dënoi vendimin e SHBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetit të Izraelit.
Liga Arabe tha se tashmë nuk mund të luante rolin e ndërmjetësit të paqes në Lindjen e Mesme.
Protestuesit hodhën gurë dhe vunë zjarrin pranë ambasadës në lagjen Awkar.
Forcat e sigurisë kishin bllokuar rrugën kryesore që të çonte në kompleksin e madh të ambasadës, ndërsa mediet lokale raportuan se disa protestues ishin përpjekur që të thyenin hyrjen në kompleks, duke u ngjitur mbi telat me gjëma.
Protestuesit, shumica e të cilëve të veshur me të zeza dhe shirit të bardhë, këndonin slogane denoncuese ndaj Trump.
Libani është shtëpia e qindra mijëra refugjatëve palestinezë, duke përfshirë ata që ikën nga Izraeli pasi u themelua dhe pasardhësit e tyre.
Por kjo nuk ishte e vetmja demonstratë, pasi njerëz të shumtë protestuan edhe jashtë Ambasadës amerikane në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, disa prej të cilëve me parulla ku lexohej “Palestina është në zemrat tona”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re