Skip to content

Përplasje e dytë në Kuvend, ndërpritet sërish seanca

Një përplasje e dytë ka ndodhur në foltoren e Kuvendit dhe  kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka urdhëruar ndërprerjen e seancës.
 
Përplasja erdhi pasi Ruçi njoftoi se nuk hiqet nga rendi i ditës, zgjedhja e Prokurorit të përkohshëm.
 
Deputetë të PD dhe LSI iu drejtuan foltores, dhe pas kësaj ka ardhur ndërprerja e seancës.