Të paktën 40 vdiqën në një aksident rrugor në Ugandën veriore, ku u përplasën një autobus, një traktor dhe një kamion.

Policia fillimisht tha se numri i viktimave ishte 19, por Kryqi i Kuq raportoi në faqen zyrtare të Twitter se më shumë se 40 jetë humbën në aksident.

Mes viktimave kishte dhe disa fëmijë.

Fillimisht ishte autobusi që goditi traktorin dhe gjatë përmbysjes goditi dhe një kamion të ngarkuar me birrë”, tha një zëdhënës policie.

Aksidentet e autobusëve janë të shpeshta në rrugët në Ugandë dhe zakonisht fajësohen për shpejtësi, ngarje në gjendje të dehur dhe mosfunksionim teknik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re