Një aksident i rëndë i ndodhur mengjesin e kësaj të enjte në rrugën Tiranë-Durrës, për fat të keq i ka marrë jetën njeri prej shofereve.
Përplasja mes një Fiati dhe një Audi në afërsi të Kasharit ka qënë fatale për një nga drejtuesit e makinave.
Por kjo ngjarje ka krijuar edhe një kaos të vërtete në trafik pasi radha e mjeteve ka shkuar deri në 10 kilometra.
Lëvizja u devijua në rrugën dytësore pasi makinat ishin bllokuar deri në hyrje të Tiranës.
