Skip to content

Përplasje fe-shtet: Netanjahu dështon në formimin e qeverisë, të tjera zgjedhje të parakohshme

368x207 cmsv2 dab81cf2 07a0 5690 bb49 6bf7d300b039 3925380

Ligjvënësit izraelitë votuan për të shpërndarë parlamentin e vendit, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja të parakohshme, pasi kryeministri Benjamin Netanjahu dështoi të formonte një qeveri koalicioni në afatin e dhënë.

Votimet që pritet të mbahen në shtator do të jenë të dytat për këtë vit.

Trazirat për formimin e qeverisë i dedikohen ish-ministrit të mbrojtjes Avigdor Lieberman, lideri sekularist i ekstremit të djathtë. Mosmarrëveshjet lidhen me rekrutimin e detyruar ushtarak. Partitë fetare nuk duan që studentët e rinj ultra-ortodoksë të detyrohen të shërbejnë në ushtri.

Por Lieberman dhe shumë izraelitë të tjerë duan që ata të ndajnë barrën e detyrave të detyrueshme ushtarake. Kryeministri Benjamin Netanjahu tha të enjten se partia e tij konservatore Likud do të fitonte në zgjedhjete e radhës.