Saimir Korreshi ka treguar detaje lidhur me sherrin e dhunshëm që u regjistrua sot në një qendër votimi në Lushnjë.

Në një prononcim për News 24, Korreshi tha se situata në këtë QV ishte e tensionuar që në fillim të procesit të votimit.

“Ka nis që në mëngjes ku anëtarët e kësaj QV kanë deklaruar se çelësat i mbante drejtori i postës, e turpshme kjo gjë sepse nuk ka se si mund ti mbajë drejtori i postës”, tha Korreshi.

Më tej demokrati tha se situata u agravua, kur sipas tij vëzhguesit socialistë po detyronin punonjësit e administratës të fotografonin votën.

Korreshi: Ka nis që në mëngjes ku anëtarët e kësaj QV kanë deklaruar se çelsat i mbante drejtori i postës, e turpshme kjo gjë sepse nuk ka se si mund ti mbajë drejtori i postës.

Që në fillim ka qenë e tensionuar situate, deri sa arriti në agravimin ku një vëzhgues i PS-së, përveç gjithë patronazhistët që janë te dera fotografon votën deri sa është kapur dhe pastaj kanë lindur incidente. E vetmja gjë që bëjnë sot është që detyrojnë njerëzit që punojnë në administratën shtetërore për të fotografuar votën ose atyre që i kanë çuar naj kile miell.

Sot shikojmë të gjithë të deleguarit e Tiranës e përfaqësues që deklarojnë se nuk e qethin farë për SPAK, me këtë zhargon, rrinë 10 metra larg kutive të votimit , initmidojnë të gjithë ata që kanë në punë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko