Skip to content

Përplasje me armë në Rrogozhinë, plagosen 3 persona. Dërgohen me urgjencë në spital, rëndë një 22-vjeçar

Një plagosje e trefishtë ka ndodhur këtë mesditë në Durrës, ku 3 persona janë dërguar me urgjencë në spital. Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë nga Peqini dhe Kavaja, dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Një prej personave që ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur drejt Tarumës në Tiranë është 22-vjeçari i identifikuar si Klajdi Lluca.

Mësohet se dy personat e tjerë të plagosur dhe të identifikuar si Jurgen dhe Ervin Juba, vëllezër janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që plagosja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit.

Vijon…

/faxweb