Skip to content

Përplasje me policinë/ Hidhet molotov para bashkisë së Tiranës, protestuesit tentojnë të heqin gardhin metalik

molotov

Situata para bashkisë së Tiranës është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov në hyrje të institucionit.

Ndërkohë qytetarët e mbledhur para bashkisë kanë tentuar të thyejnë edhe gardhin metalik dhe janë përplasur me policinë.

Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje.

Pjesë e saj edhe këtë radhë është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, por edhe deputetë të PD.

Ndërkohë policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.

“”

Te lidhura