Subscribe

Garda nuk ka lejuar deputetët e opozitës që të futen në ambientet e Kuvendit, gjë e cila ka sjellë edhe tensione deri në përplasje fizike mes palëve. Deputetët e përjashtuar kanë kërkuar që të lejohen të futen në parlament në nisje të seancën plenare të së enjtes, por kanë hasur në kordonin e krijuar nga punonjësit e Gardës. Në këto kushte, ata kanë shtyrë punonjësit e Gardës në përpjekje për të hyrë në sallë, teksa kanë shkelmuar edhe derën.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha e konsideroi kontrollin e ushtruar nga garda ndaj deputetëve si polices, duke iu referuar si Garda e Kuqe.

Lexo edhe :Related Posts

Ai akuzoi kryeministrin Rama se kërkon të shuajë zërin e opozitës në kuvend, për të cilën ka vënë në dispozicion edhe Gardën.

“Kjo është marrje e plotë në kontroll policesk të parlamentit nga garda e kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë.Janë disa deputetë të përjashtuar që nuk u takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë.Por sot kanë zgjedhur me urdhër të Edi Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në parlament.Vërini kamerat aty dhe shihni se ku janë grevëthyesit”, tha ai.//

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re