Seanca plenare e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tone të ashpra dhe përplasje verbale mes deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Shkak për debatet u bë prezantimi i një projektligji për efiçencen energjitike, për të cilin Gazment Bardhi kërkoi praninë e ministrit kundërfirmues, siç e kërkon rregullorja e Kuvendit.

“Halle, halle kjo dynja, por hallet tuaja janë të çuditshme. Me gjithë atyre që ju ka ndodhur…Zoti Noka ka hall se kush do jetë kryetar Kuvendi, se ndoshta e ëndërronte vet, ju keni hall kush do e prezantojë pr ligjin. Unë nuk e kuptoj”, iu drejtua Spiropali, Gazment Bardhit.

Pjese nga debati

Gazment Bardhi: Ça e ke këtë kërcënimin që i bën deputetëve?!

Elisa Spiropali: Nuk është kërcënim, keni pyetje për ministrin Balla apo jo, mbi projektligjin.

Gazment Bardhi: Kur rregullorja e Kuvendit thotë që pr.ligji shqyrtohet në praninë e ministrit kundërfirmues të tij në këshillin e ministrave…

Elisa Spiropali: Zv.kryeministrja nuk është sot, mos vazhdojmë. Halle, halle kjo dynja, por hallet tuaja janë të çuditshme. Me gjithë atyre që ju ka ndodhur…Zoti Noka ka hall se kush do jetë kryetar Kuvendi, se ndoshta e ëndërronte vet, ju keni hall kush do e prezantojë pr ligjin. Unë nuk e kuptoj.

Gazment Bardhi: Ke marrë huqet e Ermonelës. Zonja kryetare, të paktën ngriu në lartësinë e zonjës Nikolla. Ti aty po sillësh si Ermonela Felaj.

Elisa Spiropali: Nuk jeni në pozitat të na tregoni lartësitë nga gropa ku keni rënë.

Gazment Bardhi: Batakun mos ma trego mua, se ta tregoj unë batakun tënd.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko