Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi janë përplasuar gjatë seancës parlamentare duke hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Tensionet nisën pasi Basha i kërkoi kryeparlamentares të shprehej për kërkesën e tij për vendosjen e Flutura Açkës si kreu i Grupit të PD-së.

“Ti je i vetmi në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar i partisë, nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD-së, je thjeshtë i rikthyer pas 1 vit e gjysmë mungese, gjoja për të bërë opozitë”, iu drejtua Bardhi.

Ndërsa Basha iu përgjigj: “Shpifësit gojë çorap pistët që janë çuar këtu, ata që natën firmosin për kulla dhe ditën sulmojnë partisë demokratike për llogari të Edi Ramës ta dinë se nuk na e mbyllni dot gojën me shpifjet tuaja”.

Gazment Bardhi: “Të jemi sinqertë u emocionova shumë nga kjo aleanca e kullave.

Parafolësi është i vetmi që në muajt e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë në një nga zonat e shtrenjta të Tiranës. Dhe kur vjen këtu të akuzosh kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullat më të shtrenjta.

Sa i takon grupit parlamentar ja ku janë deputete e grupit të PD-së, ti je i vetmi në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar i partisë dhe nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar të partisë që mendon se përfaqëson, sepse je ti dhe tre të tjerë që të shkojnë nga mbrapa.

Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD-së, je thjeshtë i rikthyer pas 1 vit e gjysmë mungese, gjoja për të bërë opozitë, po opozitën e ke thjeshtë me kolegët e tu, se me ato këtu mbrapa s’ta mban.”

Lulzim Basha: “Shpifësit gojë çorap pistët që janë çuar këtu, ata që natën firmosin oër kulla dhe ditën sulmojnë partisë demokratike për llogari të Edi Ramës ta dinë se jo vetëm nuk na e mbyllni dot gojën me shpifjet tuaja, por shumë shpejt do të përballeni me vetëdijen tuaj, me projektligjin për vettigun politik.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re