Përplasje në Kuvend: Luçiano Boçi akuzon Peleshin për shkelje të rregullores, kryeparlamentari i përgjigjet menjëherë


Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka lëshuar akuza në drejtim të kryeparlamentarit Niko Peleshi se ky i fundit po shkel rregulloren e Kuvendit. Ai tha se Peleshi njësoj manualin me rregulloren e Kuvendit.

“Manualin e Kuvendit e lexuar si manual pushke 56. Si qenka manuali njësoj me rregulloren. Mua rregulloja më jep të drejtën që të bëj pyetje ndaj institucioneve të pavarura. Nuk e përcakton nëse pyetja duhet të jetë me shkrim apo gojë. Dhe manuali juaj i pushkës 56 s’e përcakton nëse do të jetë me gojë apo shkrim.”, tha Boçi. Ndërkohë, i menjëhershëm ishte reagimi i Peleshit i cili citoi për rregulloren e Kuvendit.

“Nuk është etike që të shtrembërojmë fjalët e njëri-tjetrit. Unë fola për Kushtetutën, që njeh jo vetëm të drejtat e deputetëve, por dhe të qytetarëve. Më pas shkova të rregullorja; e cila nuk thotë se si bëhen pyetjet. Thotë që vijohet me pyetjet. Nuk thash që manuali është mbi rregulloren.”, tha Peleshi.