Deputeti i pavarur Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.

Debati mes tyre nisi pasi ligjvënësi kërkoi fjalën për të folur në sallën e Kuvendit.

“Mos m’u drejtoni mua flisni për procedurë”, i tha kryeparlamentarja, ndërsa Shehaj u përgjigj: “Keni lajthitur, nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë”.

Ndërsa Spiropali iu kthye duke thënë që “ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt bana’”.

Debati:

Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?

Agron Shehaj: Për procedurë

Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje?

Agron Shehaj: Zonja kryetare,(I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi)

Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë

Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku

Agron Shehaj: Atëherë edhe njëherë, nuk ju lejohet zonja kryetare që të keni..

Elisa Spiropali: Mos m’u drejtoni mua flisni për procedurë

Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës

Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?

Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni

Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re