Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës, lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës por edhe sepse deputetët e PD kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi.

 

Pas përplasjeve, Kuvendi u ndërpre për të bërë disa minuta pushim, ndërsa Sali Berisha ka dalë menjëherë  “LIVE” në rrjetet sociale.

 

Ishin deputetët Tritan Shehu, Flamur Noka, Ina Zhupa, Albana Vokshi e të tjerë të cilët u shprehën se po u mohohej një e drejtë demokratike, siç është liria e fjalës.

 

Berisha në “LIVE-n” e tij, u shpreh se kjo është e paprecedentë dhe se opozita ka thirrur popullin që të flasë në foltoren e Kuvendit.

 

“Këta diskutojnë për Europën me hijen e tmerrshme të djegësave, me hijen e tmerrshme që po përgatisin me portin e Durrësit.

 

Sot me Europën nuk kanë asnjë lidhje.

 

Sot, Taulant Sharra, flet në emër të vasalit të Vuçiçit.

 

E vërteta është se Edi Rama është avokati numër një i Vuçiçit.

 

Të gjitha këto e kanë detyruar opozitën të thërrasë popullin, të flasë në këtë parlament. Ky parlament nuk duhet të ekzistojë më, ky parlament duhet të marrë fund.

 

Ndaj dhe sot, ju garantoj se sot do jetë një ditë në lartësinë e 12 nëntorit, por shumë shpejt ajo datë do të kalohet nga protestat e tjera të fuqishme para parlamentit.

 

Europa dhe bota do marrë vesh, se hajdutët nuk mund të sjellin kurrë stabilitet.

 

Se hajdutët varfërojnë, se hajdutët nuk kanë moral, se hajdutët janë të aftë të kryejnë çdo veprim, çdo krim ndaj popullit të tyre.

 

Këto janë të vërtetat, fikeni sa të doni mikrofonin, por ja që është mrekullia e FB, që më lejon mua dhe çdo deputet të komunikojë me zgjedhësit dhe ndërkombëtarët.

 

Keni frikë nga parlamenti, ja ikën, iku investitorja strategjike”, tha Berisha.

 

Fill pas kryedemokratit, fjalën e morën edhe deputetët e PD, Belind Këlliçi, Edmond Spaho etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re