Debate të forta po zhvillohen në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike.

Raportohet sse debatet janë zhvilluar mes deputetit Flamur Noka dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Noka i ka kërkuar shpjegime kreut të demokratëve mbi vendimin për Sali Berishën, ku ky i fundit u përjashtua nga grupi Parlamentar i PD me vendim të Bashës.

Noka: T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time.

Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re