Pasditën e kësaj të premteje është thyer porta hyrëse e Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ku është përcaktuar KZAZ-ja nr 2.

 

Mësohet se përplasja ka ndodhur midis përkrahësve të Partisë Socialiste dhe punonjësve të Bashkisë së Shkodrës ku këta të fundit janë paraqitur në këto ambiente për t’i liruar pasi pretendojnë se janë në pronësi të pushtetit vendor.

 

Ndërkohë mësohet se Policia ka shoqëruar 5 persona pas përplasjes, emrat e të cilëve ende nuk janë publikuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re