Që prej muajit shkurt të 2018-ës, e deri në 30 Prill të këtij viti, Komisioni i Pavarur I Kualifikimit ka kaluar në sitën e Vetingut141 subjekte rivlerësimi.

Pas shqyrtimit të të trija kritereve, të pasurisë, kontrollit të figurës e aftësive profesionale, komisioni ka shkarkuar nga detyra 52 gjyqtarë e prokurorë, e ndërsa konfirmim u vendos për 56 të tjerë. Por, hetimet e komisionit zbuluan se 14 gjyqtarë e prokurorë ishin me probleme të pasurisë, për të cilët raportet e Inspektoriatit të Pasurisë kishin qenë pozitive.

Ndërkohë, duke iu referuar të dhënave të komisionit, për 6 gjyqtarë e prokurorë të cilët Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i kishte konsideruar si të papërshtatshëm, u shpëtuan nga KPK. Pas hetimeve të kryera prej trupës gjykuese, ata u gjetën pa probleme në pastërtisë së figurës.

Nga 52 shkarkime nga detyra, 31 janë gjyqtarë, 19 prokurorë e 2 të tjerë ndihmës ligjorë.

Kurse nga 56 vendime konfirmimi në detyrë, 25 janë gjyqtarë, 23 prokurorë, e të tjerët kandidatë për magjistratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re