Debati mes mazhorancës dhe opozitës për sulmin kibernetik, qe Irani sponsorizoi ndaj sistemeve tona digjitale, riktheu diskutimin për ndikimin e Moskës ne politiken e Tiranës zyrtare.

 

Kreu i PD, Berisha ironizoi qëndrimin e kryeministri Rama ne raport me sulmin e hakerave, duke sjellë sërish në vëmendje çështjen e patronazhistëve socialistë dhe marrjen e të dhënave personale të qytetarëve.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Thotë që do i kërkojë NATO-s që të heqë artikullin e pestë të NATO-s. Ta kërkojë njëherë për të dhënat që nxorën patronazhistët. Kush i nxori ato të dhëna? Irani i nxori?””

 

Por, ish-kryeministri Pandeli Majko i kujtoi Berishës problemin e financimit të partisë demokratike nga Rusia. Sipas Majkos, parlamenti duhet të ndërtojë një debat real për këtë çështje, pasi prek sigurinë kombëtare.

 

PANDELI MAJKO

DEPUTET, PD

“Kjo ka prekur sigurinë kombëtare të shumë vendeve, Drejtues të PD që janë aktualisht në godinë kanë marrë disa hapa por më duket ende si histori e debatit të brendshëm në PD. Duhet trajtuar fakti se Shqipërisë nëpërmjet një partie i është prekur siguria kombëtare. Dhe kur preket siguria kombëtare pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, kjo është shumë serioze. Patronazhistët e Shën Petërsburgut janë shqetësimi real.”

 

Prej 13 shtatorit kur departamenti i shtetit publikoi një raport të komunitetit të inteligjencës, i cili konstatonte se në vitin 2017 PD ka përfituar 500 mijë dollarë nga Rusia, debati për  lidhjet e klasës politike me Moskën kanë qenë pjesë e çdo seance parlamentare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re