POLONI-

Gjykata Kushtetuese në Poloni ka marrë një vendim kontrovers, duke i konsideruar abortet në rastet kur fetusi ka deformime, si anti-kushtetuese.

Edhe pa këtë vendim të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ligjet e abortit në Poloni ishin më striktet në Europë. Vendimi i fundit, është thuajse një ndalim i abortit, i cili tashmë në Poloni, lejohet vetëm në rastet e përdhunimit, incestit dhe kur shëndeti i nënës vihet në rrezik.

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic, e ka quajtur vendimin “një ditë trishtuese për të drejtat e grave”.

“Heqja e bazës për thuajse të gjithë abortet legale në Poloni, është një ndalim dhe një shkelje e të drejtave të njeriut”, shkroi Mijatovic në rrjetin social Twitter.

Polonia është një vend ku dominon feja katolike dhe shumë gra, të detyruara nga legjislacioni në fuqi, udhëtojnë jashtë vendit për të kryer aborte. Sipas grupimeve të të drejtave të grave, 80,000 -120,000 gra, kryejnë abort jashtë Polonisë.

Vendimi i gjykatës solli protesta të shumta dhe regime të ashpra. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re