Skip to content

Përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të policisë, dhunohet i riu (Foto)

Në protestën e zhvilluar në Tiranë për Klodian Rashën ishte i pranishëm edhe regjisori i njohur, Edmond Budina.

Nga pamjet, ai shihet teksa është ndaluar dhe rrethuar nga efektivët e FNSH-së.

Po ashtu, një nga protestuesit është plagosur nga goditjet e marra.

Aktualisht, nga Ministria e Brendshme, qytetarët janë zhvendosur drejt ish-Bllokut, ku kanë djegur edhe koshat e mbeturinave.