Në Komisionin e Ekonomisë pritet të miratohet buxheti për vitin 2022, por deputetët opozitarë janë shfaqur kundër sepse sektorë të ndryshëm kanë nevojë për më shumë para.

Ndërhyrja e kryetarit të Komisionit Eduard Shalsi, i cili i ka kërkuar të gjithë deputetëve të flasin me të dhëna dhe fakte, ka provokuar debat me deputetin demokrat Edmond Spaho.

Spaho ka kërkuar fjalën për replikë, ndërsa Shalsi iu kundërpërgjigj duke thënë se demokratët kishin një zakon të keq se nuk pranonin sqarime.

Debati i plotë:

Shalsi: Do na shërbente të gjithëve që teksa flasim konkluzionet ti mbështesim me argumente, ose nëse nuk ka të dhëna të mjaftueshme të kërkojnë përmirësimin e të dhënave. Do ta vijoj edhe me qeverinë, i përkas mazhorancës, kjo nuk na pengon të bëjmë disa beteja por të dhënat, indikatorët, duhet të jenë boshi ku ne duhet të ndërtojmë debatin. Konkluzione të përgjithshme natyrshëm, por diferencën do ta bëjmë me cilësinë e konkluzioneve në bazë ta analizave që do bëjmë. Zonja Denaj ka kërkuar zoti Spaho….

Spaho: Për replikë se më zure edhe emrin në gojë.

Shalsi: E mora vesh. Një sekondë. Po i thosha zonjës Denaj se do t’i jap fjalën zotit Spaho dhe më pas asaj. Nuk ka nevojë të thoni për replikë, ngrini dorën.

Spaho: Në këtë rast e respektoj zonjën Denaj por në këtë rast duhet t’u përgjigjem juve për sa thatë.

Shalsi: Zoti Spaho duhet të sqarohemi për një gjë, duhet të biem dakord…

Spaho: U sqarova unë, ju dëgjova 5 minuta. Më lër mua të të jap përgjigje.

Shalsi: Mirë po ça zakoni e keni këtë. Flisni këtu dhe thoni po na jep leksion, po ça është ky leksion. Nëse nuk jeni mësuar të dëgjoni dhe keni ardhur vetëm për të folur, ju dëgjuam me vëmendje dhe nuk pranoni t’ju thonë diçka. Duam debat cilësor thotë, sa e merr fjalën dhe i sugjeron diçka e kundërshton thotë pse ku jam unë në shkollë.  Unë kam të drejtë të them çfarë dua të them.

Spaho: Zoti kryetar faleminderit që pate zemërgjerësinë të më jepje fjalën se mund edhe të mos ma jepje fare. Do ju jap edhe unë një këshillë, përpiqu ta ngresh nivelin e ndërhyrjes, aq më tepër që këtu ke njerëz që kanë mbajtur funksione shumë të rëndësishme dhe kanë kryer detyra mjaftë specifike në sektorët e ekonomisë, financave dhe drejtimit të shtetit. Nuk keni të drejtë ju që sa herë flasim ne të ndërhyni dhe të jepni këshilla.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re