Studentët e Juridikut të cilët janë ngujuar në universitet janë përpasur mesnatën e kësaj të premteje me rojet e sigurisë private.

 

Gjatë mesnatës rojet e sigurisë private kanë hapur me forcë derën e fakultetit e cila mbahej e mbyllur nga ana e studentëve.

 

Përpjekje kjo që ka hasur në rezistencën e te rinjeve.

 

Në videot e publikuara nga ana e vetë studentëve, në faqen Universiteti.info në Facebook shihet se forca të shumta të policisë private përpiqen që të nxjerrin jashtë studentët.

 

Ndërkohë bëhet me dije se jashtë godinave të Universiteteve krahas forcave të policisë private kishte dhe forca të shumta të policisë së shtetit.

 

Studentët e cilësuan përpjekjen e forcave të policisë private si një tentativë për të prishur protestën e tyre.

 

Ditën e enjte studetnë nga radhët e fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik e spostuan protestën brenda universiteteve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re