E menjëhershme ka qenë përgjigjia e LSI ndaj Gazment Bardhit për çështjen e koalicioneve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një konferencë për shtyp Petrit Vasili thotë se s’ka pasur kurrë një propozim për mandate nga PD duke e quajtur këtë një gënjeshtër.

Është momenti për të thënë të vërtetat e mëdha siç janë dhe për të mos heshtur më. S’ka pasur kurrë një propozim zyrtar nga partia e Bashës për mandate e numra mandatesh e gjëra të kësaj natyre, Anëtarët e PD janë aty dhe le të thonë nëse ka pasur një propozim të tillë. Faqe e zezë për ata që mashtrojnë pasi kanë shitur interesat për opozitën për ditën me diell.

Djegia e mandateve kishte plan vetëm garantimin e Ramës në pushtet. E gjithë kjo ishte një mashtrim i poshtër. A ka pasur një dakordësi me PD? Po ka patur dakordësi për të zhvillur një fushatë të përbashkët. Kurrë nuk ndodhi u sabotua u refuzua me të gjithë mjetet nga Basha i cili nuk mori pjesë në fushatën përmbyllëse të LSI. Sepse plani Rama-Basha ishte për shkatërrimin e lsi”, tha Vasili.

Bardhi tha mbrëmë se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por Kryemadhi e replikoi duke thënë se 34 i siguronte e vetme duke mos pranuar që të futeshin në zgjedhje me një listë të vetme. Sipas Bardhit, LSI nuk bëri asnjë ditë fushatë elektorale në Elbasan dhe kjo bëri që të mos fitonin asnjë mandat në qark. Koalicioni PD-LSI tashmë është përfundimisht i ndarë. Këtë e konfirmoi me  vetë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk u kursye ndaj aleatëve të tij të dikurshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re