Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjën e kësaj të shtune në Elbasan.

Konkretisht në aksin e rrugës kombëtare  Librazhd-Elbasan pranë fshatit Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga  Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G.,  rreth 54 vjeçe  dhe është  plagosur shtetasja G.M.,  rreth 37 vjeçe,  jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Në një kohë që po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, probleme të konsiderueshme ka pasur edhe me bllokimin e trafikut në këtë aks.

 

Elbasan/ Informacion paraprak

 

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd,  në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga  Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G.,  rreth 54 vjeçe  dhe është  plagosur shtetasja G.M.,  rreth 37 vjeçe,  jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re