Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar qytetin e Selenicës në Vlorë ditën e sotme ku ka deklaruar se është urgjente që të ndërtohet me urgjencë rruga. Kreu i Shtetit ka pasur një përplasje me qeverinë në lidhje me projektin, i cili është lënë pezull dhe mazhoranca po kërkon që të bëjë projektin Vlorë-Orikum.

Sipas Metës është antikushtetuese pasi financimi i rrugës Vlorë-Orikum ishte parashikuar të bëhej nga qeveria duke transferuar fondet e një huaje të marrë nga Fondi Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.

Sipas presidentit, qeveria i ka kërkuar një vit më parë Fondit Saudit, zgjidhjen e marrëveshjes së huasë, e cila ishte lidhur 3 vite më parë, dhe ka vendosur të kalojë këto fonde për rrugën Vlorë-Orikum.

Në një postim në Facebook, Meta thekson se Selenica është qytet me pasuri të jashtëzakonshme, por i braktisur prej vitesh në mjerim dhe në vuajtje.

Postimi i presidentit të Republikës Ilir Meta:

Mezi kisha pritur të vizitoja Selenicën, këtë qytet me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por të braktisur prej vitesh në mjerim e vuajtje, për të biseduar hapur, sy më sy, me kërkesë të tyre, me banorët e mrekullueshëm të saj.

Më njohën me problemet e shumta të përditshmërisë së tyre, nga mungesa e vendeve të punës, investimeve dhe shfrytëzimi pa kriter i tokave bujqësore nga biznesmenë të lidhur me pushtetin.

Të gjithë ishin njëzëri në kërkesën kryesore, ndërtimin e rrugës.

I informova në detaje për të gjitha përpjekjet e mia të palodhura për ndërtimin pa vonesa të saj dhe për të mos lejuar më talljen me Selenicën, duke i garantuar se përherë do të jem në krahun e tyre.

RRUGA E SELENICËS TË NDËRTOHET MENJËHERË dhe banorët e kësaj zone të mos penalizohen më nga arroganca, braktisja dhe korrupsioni.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re