Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se do të zbatojë me përpikmëri statutin përsa i përket hapjes së garës për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj force politike.

dd7dcba2-36b0-4cef-9a1e-0422ac187420

Komentet Bardhi i bëri gjatë një deklarate për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ku tha se Komisioni Zgjedhor i partisë emërohet nga Këshilli Kombëtar.

Ai tha se PD ka institucione dhe të gjithë ata që duan bashkëjetesën brenda kësaj force politike, duhet të zbatojnë me përpikmëri statutin.

“Nuk do të firmos asnjë vendim që bie ndesh me statutin e PD. Unë nuk do të jap detaje të zbatimit të statutit. Nuk jam vënë në dijeni për një vendim të tillë. Mesa duket kanë vendosur të ushtrojnë kompetencat e sekretarit të përgjithshëm një grup i caktuar. Janë në të drejtën e tyre, ashtu siç sekretari i përgjithshëm është në të drejtën e tij për të zbatuar me përpikmëri statutin.

Është e qartë, statute i PD, ky debat ka një vit e gjysmë që diskutohet. Komisioni zgjedhor i partisë emërohet nga Këshilli Kombëtar. Përgjigja ime e vetme është se sekretari i përgjithshëm i PD është i vendosur të zbatojë statutin. Pa statut dhe rregulla nuk mund të ketë bashkëjetesë. Unë e kam zbatuar vendimin e kryesisë, e përsëris, unë respektoj çdo detyrim statutor.

I vetmi dokument apo set rregullash që n amban bashkë në PD është statute i PD. Unë këtë po bëj. Unë jam për të ofruar zgjidhje dhe për të gjetur zgjidhje. PD ka institucione, nëse një parti politike nuk ka organin më të lartë vendimmarrës që drejton partinë mes dy kuvendeve, nuk mund të organizojë proces zgjedhor”, u shpreh Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re