Skip to content

Përplasjet në Elbasan: Djali i Agron Çapjes krah Lulzim Bashës

Ditën e djeshme kryetari i opozitës Lulzim Basha ishte në Elbasan për ditën e verë në të njëjtën orë me kryeminitrin Edi Rama.

Sipas shqiptarja.com, krah Lulzim Bashës dje në Elbasan, ishte dhe Klevis Çapja, djali i Agron Çapjes, që mbeti i vrarë në masakrën e shkurtit në Elbasan, njëherësh nipi i Ardian Çapjas, që i ka shpëtuar disa atentateve në Elbasan.

Kujtojmë se dje simpatizantët e djathtë dhe të majtë u përleshën fizikisht pas thirrjeve të militantëve të PD-së ‘Rama ik’.

Basha i quajti akte të dhunshme nga elementë kriminalë të socialistëve, ndërsa Rama akuzoi PD-në se do të krijojë tension për situatën zgjedhore dhe Bashën si vegël që po përdoret nga Meta e Berisha.