Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’ bën me dije se vazhdon ende presioni policor në kampin e MEK, në Manës.

Berisha shkruan se presioni policior është në shkelje ndaj Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe OKB-së për refugjatët, ku i ka bërë thirrje Këshillit të Europës që të ndërhyjë urgjentisht dhe t’i kërkojë qeverisë shqiptare që të zbatojë detyrimet ndaj refugjatëve.

Postimi i plotë:

Stop terrorit policesk ndaj refugjatëve të MEK.
Të dashur miq, mediat informojnë se vazhdon presioni policor ndaj Kampit të Muxhahedinëve në Manzë . Dënoj me ashpërsinë më të madhe shkeljen me urdhër të Teheranit nga Edi Rama të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventës së OKB për refugjatët.

I bëjë thirrje Këshillit të Europës, Organizatës të Kombeve të Bashkuara të ndërhyj urgjentisht kundër këtyre reprezaljeve, presioneve e terrorit psikologjik ndaj refugjatëve të MEK në kampin e Lirisë në Manzë dhe të kërkojë zbatimin nga qeveria shqiptare të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Karta Europiane e të Drejtave të Njeriut nga Konventa Ndërkombëtare e OKB për refugjatët. #sb

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re