Skip to content

Përplasjet në PD, Berisha merr vendimin e parë ndaj Salianjit

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në Tiranë.

Nuk ka qenë drejtues politik. Drejtues politik në Tiranë ka qenë Belind Kellici. Ai ishte i deleguar për fushatën. Fushata u ndërpre dhe të deleguarit për fushatën i tërhoqëm. Por, siç e dini, Salianji me aktivitetin e Elbasanit të realizuar nga Suel Cela është vetëpërjashtuar”, thuhet në reagimin e PD-së.

Vendimi vjen në një moment të vështirë për opozitën, ndërsa strukturat janë në fazë mobilizimi për protestën e radhës kundër qeverisë.

Ervin Salianji ka qenë aktiv në këtë njësi, veçanërisht në zonën e Kombinatit, ku takimet e zhvilluara nga ai me strukturat dhe simpatizantët e PD-së janë karakterizuar nga pjesëmarrje e gjerë dhe një angazhim i dukshëm i të rinjve.

LEXO EDHE: Gazetarët e pyesin për Salianjin, Berisha: S’kam thënë që s’ka vetëpërjashtime