Ballkani i Hapur pa përfshirjen e 6 shteteve?

Rama: Mendimi i Shqipërisë, i kësaj qeverie, mendimi im, nuk është as sekret dhe as i panjohur. Është i njëjti mendim që unë e kam shprehur dhe në mes të Beogradit, sa i takon Ballkanit të Hapur kemi dy qasje të ndryshme, nga ana tjetër të gjithë duhet të mësohemi, që mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat, kjo nuk na pengon që të bëjmë gjërat e duhura për vendet tona. Këto opinione të ndryshme nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh, dhe nëse më lejoni ti referohemi shqiponjës me dy koka.

Trupi qëndron drejt, prandaj mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka mund të kapet në befasi, pasi kontrollon me sy nga të dyja anët. Është vlerë e shtuar, kur të jemi me një kokë, rreziku është që më shumë të kafshojmë veten. Unë personalisht jam optimist pqër zhvillimin e marrëdhënieve tona, për angazhimin që kemi vendosur bashkarisht. Mos prisni kurrë që mes meje dhe Albinit debatet të jenë të mbyllura, është fiziologjia e njerëzve që nuk rrinë dot pa u menduar.

Kurti: Këto takime dëshmojnë që Shqipëria dhe Kosova mund të dakordohen pa e përmendur fqinjin verior të Republikës së Kosovës. Ajo çfarë bëmë ne sot është liberalizimi i kufirit për qytetarët dhe bashkëpunimi i zyrtarëve, kufiri po relativizohet për qytetarët dhe po shtojmë bashkëpunimin, meqë është përgjegjësi e jona.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re