Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për përplasjet brenda Partisë Demokratike për përplasjet për kreun e Grupit Parlamentar.

Në një reagim për News24, Ambasada e SHBA thekson nuk është roli i ambasadës së të zgjedhë se kush se kush udhëheq partitë politike, por në të njëjtën kohë sqarojnë se qëndrimi i tyre karshi ‘non grata’-ve nuk ka ndryshuar.

Më tej në reagimin e Ambasadës së SHBA u behet thirrje aktorëve politik që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet tyre me figura të tilla politike.

“Nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri”, shprehet Ambasada Amerikane për News24, duke shtuar “nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri”, thekson Ambasada Amerikane.

Reagimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme.

Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi.

Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri.

Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re